Lajme

Aksident i frikshëm në Milot-Thumanë, trafikndarësja çan në dysh mjetin, shoferi në gjendje të rëndë

07/24/2022 09:11
nga:G B

Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Milot- Thumanë pranë Fushë Gjormit, orët e para të mëngjesit të sotëm. Një person raportohet se ka mbetur i lënduar.

Drejtuesi ka humbur kontrollin duke u përplasur, ndërsa trafikndarësja ka përshkuar tej për tej mjetin.

Shoferi ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar për mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë. Policia po heton shkaqet e aksidentit.