Lajme

Rusia sulmon portin e Odesës, një ditë pas marrëveshjes. Zelenskyy: Barbarizëm

07/24/2022 08:48
nga:G B

Vetëm një ditë pas marrveshjes për grurin të arritur në Turqi, Rusia ka sulmuar portin kryesor të Odesës në Ukrainë.

Komanda operacionale e Ukrainës në jug ngriti dyshime rreth zbatueshmërisë së marrëveshjes që synonte të lëshonte 20 milion ton grurë për të shmangur urinë në pjesë të mëdha të vendeve në zhvillim botë.

Sipas The Guardian,  Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy pretendoi se sulmet në Odesa treguan se Moska nuk mund t’i mbante premtimet e saj.

“Kjo dëshmon vetëm një gjë: pavarësisht se çfarë thotë dhe premton Rusia, ajo do të gjejë mënyra për të mos e zbatuar atë,”- tha ai gjatë një takimi me ligjvënësit amerikanë, sipas një deklarate nga presidenca.

Sekretari amerikan i shtetit dënoi sulmin rus kundër Odesës, duke akuzuar Rusinë për thellimin e mungesës globale të ushqimit. Në një deklaratë të postuar në Twitter, Antony Blinken tha seShtetet e Bashkuara dënojnë fuqishëm sulmin e Rusisë në portin e Odesa sot. Ai shtoi se kjominon përpjekjet për të sjellë ushqim për të uriturit dhe besueshmërinë e angazhimeve të Rusisë ndaj marrëveshjes së finalizuar dje për të lejuar eksportet ukrainase.

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës u ka kërkuar qytetarëve në Enerhodar, një zonë kyçe e pushtuar nga Rusia, të zbulojnë se ku jetojnë trupat ruse dhe kush nga popullata lokale bashkëpunonte me autoritetet okupuese Guvernatori i Zaporizhizhia ka thënë se Rusia po mban robër 170 persona në rajonin e Zaporizhizhia. Sipas guvernatorit, Oleksandr Starukh, forcat ruse kanë rrëmbyer të paktën 415 persona në rajonin jugor që nga 24 shkurti, dita kur forcat ruse pushtuan Ukrainën, si dhe të paktën 170 individë ende mbahen robër.

UNHCR thotë se 3.7 milionë refugjatë ukrainas kanë marrë statusin e mbrojtjes së përkohshme në Bashkimin Evropian. Në një raport të ri të lëshuar të premten, UNHCR citon se 3.7 milionë ukrainas janë regjistruar për Mbrojtje të Përkohshme ose skema të ngjashme të mbrojtjes kombëtare në Evropë.

Ish-zëvendës sekretari i Këshillit të Sigurimit të Ukrainës është dyshuar për tradhti të lartë, raporton Kyiv Independent. Sipas një raporti të lëshuar të shtunën nga Byroja Shtetërore e Hetimeve të Ukrainës, Volodymyr Sivkovych dyshohet se ka bashkëpunuar me shërbimet e inteligjencës ruse dhe menaxhon një rrjet agjentësh në Ukrainë që spiunonin në emër të Rusisë.

Kryeministri nacionalist i Hungarisë Viktor Orban bëri thirrje për bisedime paqeje SHBA-Rusi për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, duke kritikuar strategjinë e Bashkimit Evropian për konfliktin. Në një fjalim në Rumani të shtunën, lideri 59-vjeçar i krahut të djathtë mbrojti gjithashtu vizionin e tij për një “racë të papërzier hungareze” ndërsa kritikoi përzierjen me “jo-evropianët”. Orban ka dënuar pushtimin rus të Ukrainës në shkurt, por mban një qëndrim të paqartë për konfliktin.