Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka publikuar fotografi familjare, derisa ka thënë se ka qenë nder dhe privilegj i jashtëzakonshëm që të shërbente këto pesë vite si President i Republikës të Shqipërisë, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka uruar atdheun dhe kombin për më të mirë.
Postimi i tij i plotë:
Ishte një nder dhe privilegj i jashtëzakonshëm të shërbeja këto pesë vite si President i Republikës të Shqipërisë.
Uroj për atdheun dhe kombin tonë më të mirën! Paqe dhe mbarësi për çdo familje shqiptare!
Zoti e bekoftë Shqipërinë!


