Komunikacioni rrugor në kryeqytet pothuajse çdo ditë është i stërngarkuar me automjete, e shpesh duke zhvilluar shpejtësi të lartë të lëvizjes. Por Komuna e Prishtinës tashmë ka një plan për këtë çështje.
“Ne kemi bërë një thirrje për ndërtim të semaforëve, modernizim të semaforëve dhe vendosje të matësve të shpejtësisë , sinjalizues dhe ndriçues. Qëllimi i matjes së shpejtësisë ka të bëjë me shumë me vetëdijesimin. Nuk janë të formatit radar dhe nuk është qëllimi me u dënuar por mu vetëdijesuar. Janë panele qe i japin të dhëna secilin vozitës për shpejtësinë”, tha për RTK lirik Musliu, drejtor i shërbimeve Publike në Prishtinë.
Po ashtu sipas Musliut, pritet së shpejti edhe projekte të tjera.
Kurse Nol Deda, ekspert i komunikacionit, thotë për RTK se përmes këtyre projekteve pritet të rritet siguria dhe të ulet numri i aksidenteve në kryeqytet.
Vlera totale e kontratës për këtë projekt është 450 mijë euro dhe pritet të jetësohet brenda periudhës 3 vjeçare.


