Fit&Sexy

Studimi: Pse gratë ankohen më shumë se burrat?

07/24/2022 07:44
nga:G B

Gratë janë më të prirura për t’u ankuar sesa burrat. Kjo nuk është një mit urban, pasi shkencëtarët konfirmojnë se gratë ankohen më shumë. Veçanërisht në mëngjes, dhe ekziston një arsye pse e bëjnë këtë gjë.

Sipas një studimi, gratë që nuk bënin gjumë të mjaftueshëm ishin më agresive dhe kishin më shumë nerva sesa burrat që flinin në të njëjtën kohë. Studiuesit pretendojnë se gratë janë më të ndjeshme ndaj privimit të gjumit, si fizikisht dhe psikologjikisht.

Kjo pasi atyre iu duhet më shumë gjumë që sistemi i tyre hormonal të funksionojë siç duhet. Në të njëjtën kohë, hulumtimi tregoi se gratë që nuk flenë mjaftueshëm për një kohë të gjatë, kanë më shumë gjasa të zhvillojnë sëmundje të zemrës, depresion dhe sëmundje të tjera mendore, në krahasim me burrat.