Fit&Sexy

Femrat e kuptojnë tradhtinë për tre sekonda

07/24/2022 07:25
nga:G B

A është e mundur ta merrni vesh a ju mashtron partneri, duke e shikuar atë?

Një studim i ri ka treguar se femrat mund ta ndiejnë tradhtinë bashkëshortore me një shikim prej tre sekondash në foton e mashkullit, me të cilin janë në lidhje.

Duke përdorur metodën e lashtë kineze të leximit të fytyrës, si dhe të gjuhës së trupit, ata kanë bërë portretin e mashkullit tradhtar, thotë ekspertja e seksit dhe raporteve familjare, Tracey Cox.

Ja si duket mashtruesi seksual:

Është i gjatë

Meshkujt më të shkurtër kanë nivel më të ulët të testosteronit, prandaj seksi nuk sundon me jetën e tyre. Kjo bën që ata të jenë më besnikë.

Ka sy të larguar mes vete

Ekziston një lidhshmëri midis jo-besnikërisë dhe distancës midis syve të meshkujve. Te ata që kanë distancë më të madhe midis syve, shumë shpejt vjen deri te monotonia, prandaj do ta kapin femrën e parë që u del përpara.

Vetullat çufrake

Vetullat e rralla tregojnë për një epsh të ulët, derisa vetullat çufrake hasen te personat me epsh të lartë seksual.

Flegrat e gjera të hundës

Personat me flegra të gjera të hundës kanë apetit të madh seksual dhe janë të prirë për seks bizar.

Frizura si e Hugh Grantit

Flokët valë-valë, të qethur shkurt, sikur ato të Hugh Grantit, janë një pasqyrim i qartë i tradhtisë, thotë studimi. Rezultatet kanë treguar se një stil të tillë të flokëve kanë personat egocentrikë dhe të prirë për mashtrim.