Lajme

Deputeti i PDK-së falënderon mërgimtarët për vizitat, premton se dyert e partisë do të jenë gjithmonë të hapura për ta

07/23/2022 19:02
nga:Astrit Gashi

Pas përfundimit të Javës së Mërgatës në PDK, deputeti i kësaj partie, Elmi Reçica, premtoi se dyert e PDK-së do të jënë gjithmonë të hapura për mërgimtarët dhe njëkohësisht falënderoi ata për vizitat.

“Java e Mërgatës në PDK na takoi me shumë bashkatdhetarë, të cilët bashkë me familjet e tyre vizituan Partinë Demokratike të Kosovës, takuan kryetarin e PDK-së si dhe bashkëbiseduan me deputetë.

Dje e mbyllëm këtë Javë, e cila do të organizohet tashmë çdo vit në PDK, do të bëhet traditë, por gjithashtu dyert tona do të jenë të hapura çdo ditë për mërgimtarë. Ne do të jemi aty për t’i mirëpritur e bashkëbiseduar me ta sa herë që ata do ta kenë vullnetin dhe dëshirën të na vizitojnë.
Duke ju dëshiruar pushime të rehatshme në Atdhe, ju falënderojmë për vizitat!

Mirupafshim në takimin tonë të ardhshëm!”, shkroi Reçica.