Koordinatori për Drejtësi në Qeverinë në Hije të PDK-së, Përparim Gruda, e ka quajtur të padrejtë deklarimin e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu se “Gjykatën Speciale e kemi gjetur fakt të kryer, përgjegjës të mbahen ata që ua kishin ndrydhur duart deputetëve në kohën kur u themelua”.
Ai nëpërmjet një qëndrimi në Facebook ka kërkuar që të mos u rendohet barra edhe më tepër të paraburgosurve në Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Gruda ka dhënë disa sqarime, se pse, sipas tij qëndrimi i Haxhiut është i padrejtë:
1. Ju keni thënë që do ta zhbëni Gjykatën Speciale sapo të vini në pushtet. Kur e keni bërë këtë deklaratë, gjykata ishte e themeluar, pra ishte fakt i kryer. Çfarë ka ndryshu tani?! Ka ndryshuar vetëm fakti që tani jeni në pushtet dhe jo në opozitë. Kaq mjafton të thuhet për sinqeritetin tuaj!
Ata në të cilët ju aludoni se “kishin ndrydhur duart deputetëve në kohën kur u themelua gjykata”, janë Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli. Ata e themeluan gjykatën për të mbrojtur Kosovën para vetës se tyre. Si mund t’i akuzosh ata për themelim të Speciales, kur ata janë njerëzit që po i vuajnë pasojat me të mëdha nga kjo punë, po mbajnë burg?! Cili është morali i kësaj akuze?!
Në traditën shqiptare ka një rregull që i ka mbijetuar shekujve, që kur dikush ka një barrë mbi shpinë të mos ja rëndosh akoma më shumë, qoftë edhe nëse ai nuk të pëlqen. Kaq kërkojmë nga ju: Të mos ju rëndoni akoma më shumë barrën që kanë mbi shpinë, që në fakt është barra e kombit, por ju nuk arrini ta kuptoni këtë.
Që të jem deri në fund i sinqertë, për mua është pabesueshme, që Kosova mund të ketë një qeveri të tillë, e cila çdo ditë, ngado që sillet, ndeshet me UÇK-në. UÇK-ja i duket pengesa më e madhe në punën e saj.
Postimi i plotë:
Kur pritej që Qeveria e Kosovës të mbështes Rezolutën e Parlamentit të Shqiperisë kundër raportit të Dick Martit, Ministerja e Drejtësisë paska deklaruar sot se: “Gjykatën Sepeciale e kemi gjetur fakt të kryer, përgjegjës të mbahen ata që ua kishin ndrydhur duart deputetëve në kohën kur u themelua”.
Ky është një qendrim i padrejtë dhe i pandershë për disa arsye, të cilat po i numëroj në vijim:
1. Ju keni thënë që do t’a zhbëni Gjykatën Sepciale sapo të vini në pushtet. Kur e keni bërë këtë deklaratë, gjykata ishte e themeluar, pra ishte fakt i kryer. Çfarë ka ndryshu tani?! Ka ndryshuar vetëm fakti që tani jeni në pushtet dhe jo në opozitë. Kaq mjafton të thuhet për sinqeritetin tuaj!
2. Ata në të cilet ju aludoni se “kishin ndrydhur duart deputetëve në kohën kur u themelua gjykata”, janë Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli. Ata e themeluan Gjykatën për të mbrojtur Kosovën para vetës se tyre. Si mund t’i akuzosh ata për themelim të Specialës, kur ata janë njerzit që po i vuajn pasojat me të mëdha nga kjo punë, po mbajn burg?! Cili është morali i kësaj akuze?!
Në traditën shqiptare ka një rregull që i ka mbijetuar shekujve, që kur dikush ka një barrë mbi shpinë të mos ja rëndosh akoma më shumë, qoftë edhe nëse ai nuk të pelqen. Kaq kërkojm nga ju: të mos ju rëndoni akom më shumë barrën që kanë mbi shpinë, që në fakt është barra e kombit, por ju nuk arrini ta kuptoni këtë.
Që të jem deri në fund i sinqert, për mua është pabesueshme, që Kosova mund të ketë një qeveri të tillë, e cila çdo ditë, ngado që sillet, ndeshet me UÇK-në. UÇK-ja i duket pengesa me e madhe në punën e saj.
Nuk e di kur do marr fund kjo sjellje, por jam i sigurt që fund duhet dhe do të ketë me patjeter.


