Trajneri i Romës, Jose Mourinho po kërkon një ribashkim me Eric Bailly dhe Manchester United thuhet se ka vendosur çmimin në 10 milionë euro.
Qendërmbrojtësi ishte një nga lojtarët e parë që Mourinho solli në Old Trafford në verën e vitit 2016, një transferim që i kushtoi Unitedit 38 milionë euro për ta marrë atë nga Villarreali, përcjell GazetaBlic Sport.
Sipas Mirror Football, çmimi i kërkuar besohet të jetë rreth 10 milionë euro, megjithëse Roma mund të kërkojë një huazim me opsionin për të blerë fillimisht.



