Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përmes një postimi në Facebook ka akuzuar Qeverinë se është futur në gjumë të thellë ndërkohë që rastet e fatalitetet me COVID-19 vazhdojnë të rriten.
Deputeti i LDK-së, ka shkruar se se “demagogjia dhe shantazhi dëmtojnë të arriturat në menaxhimin e shëndetësisë dhe situatës pandemike”.
“Menaxhimi i sektorit të shëndetësisë do qasje proaktive dhe nuk mund të ketë sukses nga kolltukët, nga sheshet publike e as nga aeroplani. Respekt për profesionistët shëndetësorë të cilët përkundër gjendjes dhe injorimit nga MSH dhe Qeveria e mashtrimit ofrojnë përkujdesje të shkëlqyer shëndetësore”, ka shkruar ish-ministri i Shëndetësisë.
Ndryshe, sot në vend janë konfirmuar 1 mijë e 401 raste të reja me COVID-19, si dhe janë shënuar këtë viktima si pasojë e infektimit me këtë virus.
MSH-ja vazhdimisht po bën apel për bartje të maskave dhe për vaksinim.
Ndërsa nuk kanë folur për shtrëngim të masave.


