Sporti

Raportimet në rritje, Hakim Ziyech mund të transferohet tek Milani

07/23/2022 15:07
nga:Mergim Rreci

Hakim Ziyech mund të largohet nga Chelsea në këtë verë.

Sipas Calcio Mercatto, drejtuesit e AC Milan janë shumë të interesuar për nënshkrimin e tij, përcjell GazetaBlic Sport.

Lëvizja mund të kompletohet për 5 milionë euro si huazim, me opsionin e blerjes për 20 milionë euro.

Të dyja klubet janë pozitive dhe shohin mundësi të mira për arritjen e marrëveshjes.

Ziyech pëlqehet shumë edhe nga trajneri i Milan, Stefano Pioli.

/GazetaBlic Sport/