Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj deklaratave të Presidentes Vjosa Osmani dhe ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, duke theksuar se “dje Presidentja e sot Ministrja e Drejtesise janë përkujdesur me na e përkujtu se kush ka bërë presion për themelimin e Gjykatës Speciale”.
“E dijmë dhe e mbajmë mend shumë mirë. Sikurse e dijmë që nuk ka pasur rrugë tjetër pas miratimit të atij raporti monstruoz nga ana e Këshillit të Evropës. Sikurse e dijmë dhe e mbajmë mend kontekstin ndërkombëtar në atë kohë. Sikurse e dijmë dhe e mbajmë mend se kush çfarë qëndrimi ka mbajtur atë botë. Sikurse e dijmë dhe e mbajmë mend se kush e ka kundërshtuar sinqerisht, kush e ka kundërshtuar rrejshëm, kush e ka miratuar si domosdoshmëri, si dhe kush e ka miratuar me entuziazëm, pa fije presioni. Sikurse që e kemi parë se raporti i Martit dhe aktakuza e ngritur nuk kanë të përbashkët as pikë e as presje. Sikurse e dijmë që shumë prej nesh kishim me i dhanë krejt vitet e karrierës në politikë për një ditë të tyre në UÇK, shkroi Çitaku.
Ajo më tutje shtoi se “Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe shokët e tyre nuk janë në Hagë për shkak të aktivitetit politik, por ta janë atje si prijës të UÇK-së”.
“Duheni me qenë në gjendje e e tejkalu inatin. Urrejtja nuk është platformë e shëndoshë”, nënvizoi Çitaku.


