Imami i xhamisë në Lupçë të Poshtëm të Podujevës, Zeqir Berisha, është sulmuar të enjten mbrëma nga tre persona. Ai aktualisht është në gjendje të rëndë dhe ndodhet në QKUK.
Deputetët e Vetëvendosjes gjatë ditës së sotme kanë vizituar Këshillin e Bashkësisë Islame në Podujevë.
Kështu kanë njoftuar nga BIK-u në Podujevë.
Deputetët Mefail Bajqinovci, Fatmir Humolli, Driton Hyseni dhe Fitim Haziri, janë interesuar për gjendjen e imamit Berisha i cili u rrahë gati për vdekje nga tre vëllëzërit Murturi.
“Deputetët kanë shfaqur përkrahjen e parezervë ndaj Bashkësisë Islame të Podujevës dhe kanë inkurajuar zyrtarët e KBI-së që të vazhdojnë në frymën e ruajtjes së paqes e besimit dhe traditës në frymën e ruajtjes së qenies sonë Kombëtare. Ata shfaqën shqetësimin e tyre në lidhje me sulmin ndaj imamit Berisha dhe solidarizimin e plotë me familjen e imamit dhe Këshillin e Bashkësisë Islame. Kryetari Hoti pas falenderimit për vizitën tha se e vlerësoj lart interesimin e deputetëve dhe u zotua që Këshilli i Bashkësisë Islame do të ruaj frymën lart kundër çdo përpjekjeje për qëllime ideologjike që cenojnë imazhin dhe zbehin autoritetin e popullit tonë”, shkruhet në njoftim.


