Drita dhe Ballkani do t’i zhvillojnë në kryeqytetin kosovar Prishtinë ndeshjet e kthimit të rrethit të dytë në Ligën e Konferencës.
Ballkani pothuajse e ka siguruar kalimin tutje, pasi që triumfoi 0 me 4 ndaj La Fioritas në ndeshjen e parë, shkruan GazetaBlic Sport.
Drita poashtu mori një rezultat fantastik në Belgjikë, duke barazuar me Royal Antwerp, 0 me 0. Ka shumë shpresa për skuadrën kosovare në ndeshjen e kthimit.
Ballkani pret La Fioritan të martën me fillim nga ora 20:00 në ‘Fadil Vokrri’, derisa drejtësinë në këtë takim do ta ndajë gjyqtari suedez Adam Ladeback me ndihmësit Daniel Yng dhe Niclas Ivarsson, ndërsa i katërt do të jetë Victor Wolf.
Tek ndeshja mes Dritës dhe Royal Antwerp, drejtësinë do ta ndajë holandezi Sander Van Der Eijk me asistentët Rens Bluemink e Dyon Fikkert, derisa Martin Perez do të jetë gjyqtar i katërt.
/GazetaBlic Sport/


