Napoli mund të mbetet edhe pa një futbollist tjetër.
Pas largimit të Koulibaly dhe Insignes, klubi rrezikon të humbasë polakun Piotr Zielinski, përcjell GazetaBlic Sport.
Mesfushori i talentuar i të kaltërve ka hyrë në radarët e Milanit dhe të klubit anglez, West Ham.
Napoli kërkon 45 milionë euro për shërbimet e tij.
West Ham shihet si një klub potencialisht i mundshëm për mesfushorin polak, ku rikujtojmë se mbrëmjen e djeshme arriti marrëveshjen për Scamacca.
/GazetaBlic Sport/


