Lajme

Aksident i rëndë te “Kroni i Mbretit”, vetura përfshihet nga flakët

07/23/2022 10:13
nga:Genita C

Në magjistralen Prishtinë-Pejë te “Kroni i Mbretit”, ka ndodhur një aksident, raporton GazetaBlic.

Në videon e siguruar nga GazetaBlic, shihet një veturë e cila si pasojë e aksidentit është përfshirë nga flakët.

Nuk dihet ende për persona të lënduar.

Në lidhje me këtë, Policia nuk ka dhënë ende asnjë detaj.