Dy shtetas të Maqedonisë Veriore me inicialet S.P dhe M.S. janë arrestuar sot nga Policia e Kosovës pasi të njëjtit dyshohet se kanë kryer veprën penale “Shantazhi”.
Siç bëhet e ditur Policia ka arrestuar të dyshuarit sot në flagrancë, teksa të njëjtit po pranoni shumën prej 6 mijë eurosh.
“Prokurori i shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës të ndërmerr veprime hetimore dhe sot më date 22.07.2022, rreth ores 20:10, te njejtit janë arrestuar në flagrance duke pranuar shumën prej 6,000 euro”, njofton Prokuroria Themelore në Gjilan.
Tutje bëhet e ditur se të dyshuarit kanë kanosur të dëmtuarin me inicialet M.S., duke e shantazhuar se do të zbulojnë të dhëna në lidhje me të.
“Prokuroria Themelore ne Gjilan, në bashkepunim me Policinë e Kosovës- NJHK ne Gjilan, pas marrjes se informacionit se personat e dyshuar S.P. dhe M.S. shtetas te Maqedonise se Veriut, me qëllim të përftimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, kanë kanosur të dëmtuarin M.S. banorë i Gjilanit se do të zbulojnë diç në lidhje me të, që do të dëmtojë nderin apo autoritetin e tij, në atë mënyrë që e detyrojnë të njejtin të kryej veprime në dëm të pasurisë së tij , duke ia marr shumën prej 200,000 Franga Zvicerane”, njofton Prokuroria.
Të arrestuarit me vendim të Prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.


