Lajme

Konjufca pret në takim Kamberin, diskutojnë për pozitën e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë

07/22/2022 19:12
nga:Astrit Gashi

Kryekuvendari Glauk Konjufca ka pritur sot në takim deputetin e vetëm shqiptar në kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi.

Përmes një komunikate për media u bë e ditur se në këtë takim, Kamberi e falënderoi Konjufcën për mbështetjen dhe e njoftoi në lidhje me situatën politike në Serbi, me theks të veçantë çështjen e të drejtave dhe pozitën e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë.

“Kryetari Konjufca uroi deputetin Kamberi për mandatin e fituar, si dhe ritheksoi gatishmërinë e intensifikimit të bashkëpunimit, bashkërendimit dhe të mbështetjes së pakursyer ndaj bashkëkombësve tanë autoktonë në Luginën e Preshevës”, thuhet në njoftim.