Lajme

MSH jep detaje shtesë rreth situatës aktuale me Covid-19 në Kosovë

07/22/2022 19:04
nga:Astrit Gashi

Ministria e Shëndetësisë përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se rritja e rasteve aktualisht po përcillet me një shkallë gati të njëjtë të shtrimeve në spital, sikur vala e kaluar gjatë muajit janar të këtij viti.

Tutje ata kanë bërë të ditur se aktualisht në spitale janë të shtrirë 95 pacientë.

“Në janar 2022 kishim valën e rritjes së rasteve të reja dhe hospitalizimeve nga COVID-19.

Rritja e rasteve tani po përcillet me shkallë gati të njëjtë të shtrimeve në spital sikurse vala e kaluar. Kur në janar kaluan 1,500 raste ditore të COVID-19, kishte mbi 90 pacientë të shtruar në spitale për trajtim nga COVID-19, duke arritur në 229 pacientë të shtrirë. Aktualisht në spitalet tona ka 95 pacientë që po marrin trajtim spitalor për COVID-19.

Ndihmo në përballimin e valës së re të COVID-19!”, njofton MSh-ja.