Marina Mbretërore Britanike është duke gjurmuar dy nëndetëse ruse pranë brigjeve të Norvegjisë. Gjuetari britanik i nëndetëseve HMS Portland është duke gjurmuar dy nëndetëse – një me një raketë lundrimi Severodvinsk dhe një nëndetëse sulmi të klasit Akula – pasi ato u shfaqën veçmas në Detin e Veriut, në veriperëndim të Bergenit, Norvegji.
Një zëdhënës i marinës tha se ata po gjurmoheshin nën ujë në jug përgjatë bregdetit norvegjez.
“Portland dhe helikopteri i saj i specializuar Merlin, të dy të pajisur me sonarë, sensorë dhe silurët e teknologjisë së fundit për operacionet kundër nëndetëseve, raportojnë mbi lëvizjet e anijeve të Flotës Veriore Ruse”, tha zëdhënësi.
“Një nga avionët tanë të rinj të patrullimit detar me rreze të gjatë, P8 Poseidon, gjithashtu punon ngushtë me HMS Portland për të gjuajtur dhe gjurmuar nëndetëset,” përfundoi ai


