Sporti

Laporta ka një mesazh për Real Madridin para ‘El Clasicos’ të së dieles

07/22/2022 16:30
nga:Mergim Rreci

Barcelona përballet me Real Madridin, në Las Vegas, në orët e para të së dielës, por tashmë ka arsye të diskutohet.

Gjithçka për shkak të një mesazhi të shpërndarë në ekranin e hotelit ku po qëndrojnë Blaugranët, përcjell GazetaBlic Sport.

“Ne jemi Barça, ajo që ndodh në Las Vegas, mbetet në Las Vegas”, shkruan mesazhi i përdorur.

Është hera e dytë që Joan Laporta përdor të njëjtën strategji për të sfiduar Real Madridin. Në vitin 2020, gjatë fushatës elektorale, Laporta iu drejtua Real Madridit me një poster gjigant me mesazhin “mezi pres t’ju shoh përsëri”. Në atë kohë, posteri ishte vendosur disa metra larg Santiago Bernabeu.