Lajme

Prishtinë: Aksident i rëndë trafiku, policia tregon sa persona janë lënduar

07/22/2022 13:35
nga:Genita C

Një aksident trafiku ka ndodhur në gjatë ditës së sotme në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti- zëdhënëse në Policinë e Kosovë për rajonin e Prishtinës.

“Një aksident trafiku ka ndodhur në ora 11:00, në rrugën “Enver Maloku”. Në këtë aksident janë përfshirë tre vetura, po ashtu gjatë aksidentit është lënduar një person i cili ka pranuar tretman mjekësor” ka thënë Ahmeti.

Ahmeti tha se për rastin është duke u hetuar nga njësitë relevate.