Lajme

Vjen reagimi i parë i Vjosa Osmanit për Rezolutën e miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë

07/22/2022 11:05
nga:Gazeta Blic

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në konferencën për media me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta ka folur edhe për rezolutën e miratuar dje nga Kuvendi i Shqipërisë kundër rezolutës përmes së cilës ishte miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Këshillit të Evropës, raporton Gazeta Blic.

Ajo tha se Kuvendi i Shqipërisë e ka shprehur një vullnet, që e ka secili shqiptar se lufta e UCK-së nuk mund të zhbëhet nga askush.

Sipas saj, megjithatë një rezolutë mund të shfuqizohet vetëm nga organi që e ka miratuar, në këtë rast nga Këshilli i Evropës.

“Kosova asnjëherë nuk ka pasur çka të fsheh”, tha ajo.

Ajo tha se mbetjet e Millosheviqit ende janë në pushtet në Serbi.

“UCK-ja e ka mbrojtur Kosovën”, tha ajo.