Lajme

Gjendet pa shenja jete një grua në Pejë

07/22/2022 10:43
nga:N M

Një grua është gjetur pa shenja jeta në një shtëpi në Pejë.

Në raportin e Policisë për 24 orët e fundit thuhet se më 21.07.2022, rastin e vdekjes e ka raportuar në polici një burrë.

“Në vendin e ngjarjes vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kompetent, poashtu lidhur me rastin kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Imami që u rrah në Podujevë u gjet në gjendje të rëndë, policia del me raport për rastin