Policia e Kosovës ka njoftuar se bashkë me njësitë e zjarrfikësve angazhohen në lokalizimin e zjarreve masive dhe identifikojnë një person të dyshuar.
“Gjatë ditës së sotme në zonën e Vushtrrisë janë paraqitur disa raste të zjarreve në lokacione të ndryshme. Zyrtarët policor posa kanë informatën, menjëherë kanë dalë ne terren për tu angazhuar në lokalizimin e zjarreve”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Sipas njoftimit, zyrtarët policorë kanë identifikuar një zjarr i cili ishte afruar afër shtëpive të banuara ku dhe janë njoftuar zjarrfikësit te cilët kishin qenë te angazhuar ne disa zona tjera dhe deri ne momentin kur zjarrfikësit kanë arritur në lokacionin në fjalë zyrtarët policorë se bashku me disa qytetarë kishin arritur që të lokalizojnë zjarrin që kishte përfshirë dy shtëpi te pabanuara dhe u ishte afruar shtëpive tjera të banuara.
“Falë intervenimit të shpejtë të policisë, të gjithë banorët e rrezikuar janë evakuuar pa ndonjë lëndim”, thuhet në njoftim.


