Lajme

Kamberi takohet me Kurtin, thotë se është falënderues për përkrahjen që po i jep Luginës së Preshevës

07/22/2022 09:55
nga:Genita C

Shaip Kamberi është takuar me kryeministrin Kurti, raporton GazetaBlic.

Këtë e bëri të ditur vet ai, përmes një shkrimi në rrjetet sociale ku thotë se falënderoi për përkrahjen e vazhdueshme politike.

Kamberi shkruan se është falënderues ndaj Kurtit, për përfaqësim dhe për përkrahjen konkrete që po i jep Luginës së Preshevës.

Shkrimi i plotë:

Me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për ta faleminderuar për përkrahjen e vazhdueshme publike që i ka dhënë këmbëngulësisë tonë për përfaqësim dhe për përkrahjen konkrete që po i jep Luginës së Preshevës.

Koordinimi dhe bashkërendimi i politikave është me rëndësi vitale për Luginën e Preshevës.