Lajme

Ia shpëtoi jetën në avion, 17-vjeçari shkon ta takojë dhe falënderojë ish-ushtarin e UÇK-së

07/22/2022 09:34
nga:Genita C

Para disa ditësh u fol per një ngjarje të ndodhur në avion ku i riu 17-vjeçar, Samir Haxha humbi ndjenjat duke rrezikuar të humbasë edhe jetën.
Por në të njëjtin avion ndodhej edhe Ridvan Tahiri, ish ushtaraku i UÇK-së i cili me ndërhyrjen e menjëhershme ia shpëtoi jetën.

Gjatë emisionit një video surprizë e futbollistit emocionoi ushtarakun, duke premtuar në këtë mënyrë edhe takimin mes njëri-tjetrin.

Ky takim është realizuar, ku padyshim ka qenë shumë emocionues dhe nuk kanë munguar as fotot e videot.