Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, u akuzua nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, se ia ka shqyer raportin zyrtar që ky ia ka dhënë për ta informuar në lidhje me procesin e dialogut me Serbinë.
Por, deputeti i AAK-së dhe bashkëpunëtori i vjetër i Haradinajt, ka thënë se nuk beson që shefi i tij në parti, mund të bëj veprime të tilla.
“Më së pari unë i njoh qëndrimet e z. Haradinaj. Kam punuar gjatë me të dhe jemi gjatë në politikë. Nuk besoj që z. Haradinaj ka ndërmarrë një veprim të tillë, që një dokument që e ka sjell zv/kryeministri, ta shkyej”, ka thënë Lekaj në T7.
Sipas Lekajt, Haradinaj mund të mos e pranojë dhe të mos pajtohet me atë dokument, por jo t’ia shqyej dokumentin zyrtar.
“Duke e njohur karakterin e z. Haradinaj, jam i bindur që është e vërtetë”, ka thënë Lekaj.
Megjithatë, historia dëshmon të kundërtën. Ai ishte shfaqur shumë i revoltuar 7 vjetë më parë, kur ia pati hedhur hartën në fytyrë Murat Mehës, ish-kreut të komisionit qeveritar për demarkacionin me Malin e Zi, duke e akuzuar se po e dëmton Kosovën.


