Femrat e Gjermanisë kanë siguruar kalimin në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian.
Rezultati përfundimtar i ndeshjes, Gjermani – Austri ishte 2 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.
Mesfushorja Lina Magull (25) dhe sulmuesja Alexandre Popp (90) treguan efikasitet dhe shënuan golat e skuadrës së drejtuar nga Martina Voss-Tecklenburg.
Gjermania tashmë pret fituesin e Francë-Holandë për të diskutuar kalimin në finale të kompeticionit.
/GazetaBlic Sport/


