Drita ka arritur rezultat shumë të mirë në ndeshjen e parë ndaj Royal Antwerp.
Skuadra kosovare ka barazuar pa gola ndaj Royal Antwerp, 0 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.
Ky rezultat është shumë pozitiv për Dritën pasi që ndeshja kthyese do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, atje ku klubi kosovar ka treguar disa herë forcën në garat evropiane.
Pas ndeshjes, trajneri vendasve holandezi i famshëm Mark van Bommel, ka thënë se kualifikimin do ta sigurojnë në ndeshjen kthyese derisa ka vlerësuar lart paraqitjen e Dritës.
”Nuk jemi ende gati të mposhtim këto lloj skuadrash. Ata dolën shumë në mbrojtje, ashtu siç e prisnim. Ne dhamë pak sot dhe patëm katër ose pesë raste të mira. Përveç kësaj, pati edhe një situatë penalltie, për të cilën nuk dua të ankohem. Një gol i hershëm e bën gjithçka shumë më të lehtë dhe mund të ishte. Ju duhet durim kundër një mbrojtjeje të tillë siç bëri sonte kundërshtari ynë sonte,” tha Bommel.
/GazetaBlic Sport/


