Lajme

Policia angleze nxjerr paralajmërim për shqiptarin: Mos iu afroni nëse e shihni

07/21/2022 17:48
nga:G B

Jeudevnik Selim Ahmati, është shpallur në kërkim nga policia britanike.

Kjo pasi ai dyshohet se pasi të dielën ka sulmuar një burrë në zonën Pier Road, Erith.

Policia në njoftimin e për shqiptarin thotë se Selim-Ahmati është me origjinë nga Shqipëria.

Organet e rendit e përshkruajn atë si person me trup mesatar dhe me theks evropianolindor.

Ai njihet që frekuenton rregullisht dyqanet e basteve dhe ka lidhje me zonat Bexley, Orpington dhe Greenwich.

“Nëse e shihni Selim-Ahmatin, mos iu ofroni. Telefononi menjëherë 999. Kushdo që ka ndonjë informacion i kërkohet të telefonojë policinë në numrin 101 ose të kontaktojë përmes Twitter”-thuhet në njoftimin e publikuar nga policia londineze.