Lajme

Presidentja Osmani i uron shërim të shpejtë presidentit Biden

07/21/2022 16:51
nga:G B

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar shërim të shpejtë presidentit amerikan, Joe Biden, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Twitter, ajo ka thënë se populli i Kosovës i dërgon urimet më të mira.

“I uroj shërim të shpejtë Presidentit Biden. Populli i Kosovës dërgon urimet e tij më të mira”, ka shkruar Osmani./Gazeta Blic/