Sporti

Lewandowski do të veshë numrin 9, Barcelona shpreson të fitojë 20 milionë nga shitja e fanellave të tij

07/21/2022 14:56
nga:L J

Robert Lewandowski do të veshë fanellën me numrin 9 te Barcelona.

Këtë e bën të ditur SPORT, duke shpjeguar se Lewandowski do të jetë sulmuesi kryesor i Barcelonës, përcjell GazetaBlic Sport.

Gjithashtu sipas gazetës katalanase, Barcelona është optimiste dhe mendon se do të mund të fitojë të paktën njëzet milionë euro nga shitja e fanellave të ish-qendërsulmuesit të Bayern Munichut.