Lajme

Haradinaj- Kurtit: Po shihet që e ke mizën ndër kapuç, ti e Haki Abazi yt po i bini rrotull krizës së energjisë

07/21/2022 12:13
nga:Genita C

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur rreth termocentralit “Kosova e Re” , që e kishte kundërshtuar Kurti, raporton GazetaBlic.

Haradinaj e pyeti kryeministrin Kurti se a është bërë ‘pishman’, ai dhe Haki Abazi që e penguan ndërtimin e këtij termocentrali.

“A i ke ra pishmon që e ke penguar invenstimin në “Kosovën e re”, çka do të thoni sot ti e Haki Abazi yt, për atë invenstim ku po shihet që e keni mizën ndër kapuç dhe po shihet që po i bini rrotull ksaj pune”, tha Haradinaj.

Kriza energjetike në vend/ Haradinaj vjen me pyetje direkte për Kurtin