Sporti

Oblak përgatitet të rinovojë kontratën me Atl Madrid deri në vitin 2028

07/21/2022 11:59
nga:L J

Atlético de Madrid do të njoftojë javën e ardhshme rinovimin e kontratës së Jan Oblak për pesë sezone të tjera, pra deri në vitin 2028 (kontrata aktuale përfundon në 2023).

Sipas gazetës Marca, portieri slloven do të mbajë pagën prej 10 milionë euro neto në sezon.

Nëse e përmbush kontratën e re, Oblak do të qëndrojë në Atlético për 14 vjet (deri në moshën 35 vjeç).

Ai kaloi tek Atl Madrid në vitin 2014 nga Benfica për të zëvendësuar Courtois.

“Colchoneros” gjithashtu avancojnë në rinovimin e kontratës me mesfushorin francez Thomas Lemar.

/GazetaBlic Sport