Njësia për Hetimin e Krimeve Mjedisore në Policinë e Kosovës ka njoftuar se është ndaluar një kompani e cila po nxirrte zhavorr në mënyrë ilegale, në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit në një lokacion afër lumit të Drinit të Bardhë.
“Policia e Kosovës, konkretisht Njësia për Hetimin e Krimeve Mjedisore në kuadër të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Rënda me datën 18.07.2022, kishte pranuar informatë se në fshatin Krushë e Madhe/Rahovec në një lokacion afër lumit të Drinit të Bardhë nga një kompani është duke u nxjerr zhavorr në mënyrë ilegale”, shkruhet në njoftim.
Siç bëhet e ditur në komunikatën e Policisë kjo kompani ka bërë dëmtimin e shtratit të Drinit të Bardhë.
“Njësiti i Policisë së Kosovës për Hetimin e Krimeve Mjedisore së bashku me inspektor të agjencionit kompetent, kanë dal në vendin e ngjarës me ç ‘rast kane arrit që ti ndalojnë se punuari makinerinë e rëndë, ekskavator dhe kamion të cilët ishin duke nxjerr zhavorr dhe duke dëmtuar shtratin e lumit Drini i Bardhë.”
“Në koordinim me prokurorinë themelore në Gjakovë iniciohet rasti në procedurë të rregullt ”Ndotja, Degradimi ose Shkatërrimi i Mjedisit”, ndërsa mjetet e rënda sekuestrohen deri në një vendim tjetër”, njofton Policia.


