Sporti

Largimi i Sterling, mësohet se kush do ta mbajë numrin 7-të tek Manchester City

07/20/2022 21:13
nga:Mergim Rreci

Mbrojtësi portugez, Joao Cancelo ka ndryshuar numrin e tij pas largimit të Raheem Sterling nga Manchester City.

Cancelo do të mbajë 7-ën, që e mbante Sterling, në vend të 27-ës, edicionin e ardhshëm.

Portugezi ka bërë 128 paraqitje dhe ka shënuar tetë gola gjatë tre viteve të tij me Cityn, pasi u bashkua nga Juventus në 2019.

Ai më parë ka veshur fanellën me numrin 7 te Interi dhe Valencia, ndërsa ka mbajtur fanellën me numër 70 te Benfika.

Ashtu si Sterling, emra të tjerë që kanë shkruajtur historinë me “citizens” dhe që kanë mbajtur numrin 7 janë Georgi Kinkladze, Stephen Ireland, David White, Peter Barnes, Mike Summerbee dhe Robbie Fowler.