Lajme

Incident në “Rrugën B”, disa persona përfshihen në rrahje pas aksidentit

07/20/2022 20:30
nga:Astrit Gashi

Disa persona janë rrahur mes vete pas një aksidenti që ka ndodhur sot në “Rrugën B” në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, njoftoi se lidhur me rastin Policia ka shoqëruar në stacion dy persona.

“Nga informatat e para bëhet e ditur se në njërin nga aksidentet janë përfshirë dy vetura , ndërkaq për rrjedhojë disa persona janë përfshirë në rrahje pas aksidentit. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar për në stacion dy persona”, ka thënë zëdhënësja e policisë.