Lajme

Zjarri pranë Urës së Zogut në Lezhë, ndërhyn helikopteri Cougar i ushtrisë për shuarjen e tij (Video)

07/20/2022 19:44
nga:G B

Zjarri pranë Urës së Zogut në Lezhë, ndërhyn helikopteri për shuarjen. Zjarri te Ura e Zogut ka nisur që nga mesdita, terreni i thyer pengonte zjarrfikësit, nis ndërhyrja nga ajri nga ana e Ushtrise me nje helikopter Cougar.

Me anë të një statusi në Facebook, Peleshi tha se një helikopter Cougar ka shkuar në ndihmë të aksionit për shuarjen e vatrës që rrezikon të marrë përmasa të mëdha për shkak të erës së fortë.

Ndërkohë në terren po punojnë forcat e emergjencave civile, ndërsa janë angazhuar 60 efektivë të FA, forca të policisë dhe vullnetarë.

“Një vatër zjarri është raportuar në një sipërfaqe pyjore pranë zonës së mbrojtur në Bërzanë, në njësinë administrative Zejmen në Lezhë.

Helikopteri Cougar ka shkuar në ndihmë të aksionit për shuarjen e vatrës që rrezikon të marrë përmasa të mëdha për shkak të erës së fortë.

Në terren po punojnë forcat e emergjencave civile, janë angazhuar 60 efektivë të FA, forca të policisë dhe vullnetarë”, informmon Ministria e Mbrojtjes.