Sporti

Mark van Bommel flet para ndeshjes me Dritën: E njohim kundërshtarin, kishin paraqitje fantastike ndaj Feyenoordit

07/20/2022 19:18
nga:Mergim Rreci

Drita do të përballet me skuadrën e Royal Antwerp në raundin e dytë kualifikues.

Skuadra kosovare kërkon kalimin tutje, por do të ketë punë shumë të vështirë ndaj asaj belge, shkruan GazetaBlic Sport.

Para këtij takimi, ka folur trajneri Mark van Bommel, i cili tha se e njeh mirë Dritën dhe se i kujtohet ndeshja ndaj Feyenoordit.

“Unë i njoh ata, po,” ka thënë me buzëqeshje trajneri holandez.

“Vitin e shkuar Drita luajti në Evropë kundër Feyenoordit dhe pati një paraqitje fantastike në Evropë. Megjithatë, në fund ishte gjithçka në rregull për Feyenoordin, por aspak e lehtë. Feyenoordi arriti deri në finale të Ligës së Konferencës pas kësaj dhe të shpresojmë që edhe ne ta ndjekim një rrugë të mirë”, ka thënë Van Bommel.