Portali “Gazeta Blic” ka shikueshmërinë më të madhe të videove në rrjetin shoqëror “Facebook”, krahasuar me portalet tjera.
Bazuar në një infografikë të nxjerrë nga televizioni “ATV” i cili rënditet i pari në mesin e top 15 mediave me të shikuara në Kosovë, “Gazeta Blic” rënditet e 4 në listë, duke lënë kështu mbrapa të gjitha portalet tjera dhe disa televizione si RTK, T7 dhe tevë.
Sipas të dhënave të nxjerra nga ofruesi i shërbimeve nga “Meta” – “Crowdtangle”, “Gazeta Blic” ka afro 60 milionë shikues në rreth 2 mijë videot e publikuara nga janari i këtij viti deri në fund të muajit qershor.
Kësisoj “Gazeta Blic” dëshmon impaktin e saj tek lexuesit dhe interesimin e tyre në rritje për t’u informuar nga portali “Gazeta Blic” dhe faqja e saj në “Facebook”.