Lajme

Nagavci: Tekste shkollore për nxënësit e Luginës së Preshevës

07/20/2022 16:15
nga:Astrit Gashi

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka deklaruar se është shumë e lumtur për vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e 255 mijë eurove për blerjen e teksteve për nxënësit e Luginës së Preshevës.

Ajo tha se këto mjete financiare do të transferohen nga Programi i ringjalljes ekonomike në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

“Qeveria mbetet e përkushtuar për të ofruar mbështetje për nxënësit, studentët dhe të rinjtë e Luginës së Preshevës”, shkroi ministrja në Facebook-un e saj.