Një sherr i pazakontë ka ndodhur në Itali. Një djalë 17-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili jetonte në një strehë për të mitur të pashoqëruar në Valsamoggia, në zonën e Bolognese, u denoncua nga karabinierët se kishte sulmuar dhe goditur me thikë një bashkëmoshatar egjiptian, po banues së të njëjtës qendër.
Sipas ANSA-as, në bazë të asaj që rikonstruktoi policia, sherri mes të dyve ka lindur për përdorimin e banjës dhe rradhën se kush do të hynte i pari. Në një moment shqiptari mori një thikë nga dhoma e tij dhe më pas kishte sulmuar djalin tjetër duke e goditur në dorën e majtë.
I shpëtuar nga stafi i strukturës dhe më pas nga urgjenca, i plagosuri u dërgua në spitalin e Bazzano dhe doli me prognozë 12 ditore. Sulmuesi, i cili tha se hoqi thikën duke e hedhur në tualet, akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe plagosje të rëndë.


