Sporti

Muriqi ia kalon Eto’o-s, kosovari do të bëhet transferimi më i shtrenjtë në historinë e Mallorca

07/20/2022 15:03
nga:L J

Muriqi do të bëhet blerja më e shtrenjtë në historinë e Real Mallorca.

Transferimi i tij do të jetë rreth 8 milionë euro plus bonuse. Duke kaluar Samuel Eto’o për të cilin u pagua 7.2 milionë – apo Aritz Aduriz, për të cilin klubi pagoi 6 milionë, përcjell GazetaBlic Sport.

Marrëveshja mes Lazios dhe Mallorca është mbyllur plotësisht, kështu që Muriqi do të luajë në Son Moix deri në vitin 2026. Sulmuesi kosovar zbarkoi në ishull gjashtë muaj më parë për të shpëtuar skuadrën nga zbritja në Kategorinë e Dytë.

Ja top 5 blerjet më të shtrenjta të Mallorcas:

  • Vedat Muriqi, 8 milionë
  • Samuel Eto’o, 7’2 milionë
  • Aritz Aduriz, 6 milionë
  • Fernando Navarro, 6milionë
  • Palhinha, 6 milionë

/GazetaBlic Sport