Dje janë bërë një vit nga takimi i fundit i nivelit të lartë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, raporton Gazeta Blic.
Një takim i tillë ishte paraparë të mbahej këtë muaj, por që ka qenë Serbia ajo e cila ka kërkuar që një takim i nivelit të lartë të shtyhet.
E për këtë kryeministri i Kosovës ka një shpjegim interesant.
“Se pse po dëshon një takim nivelit të tillë kjo pyetje nuk duhet të behët në Prishtinë. Duhet të bëhet në Serbi të cilët nuk janë të gatshëm për takim. Ne jemi të gatshmë për takimi të nivelit të lartë, jemi të interesuar për dialog për marrëveshje e jo dialog për dialog. Serbia me qëllim po e shtyen konstituimin e institucioneve atje, Kuvendit dhe Qeverisë për shkak se sa më shumë të shtyejnë sanskionet ndaj Rusisë’, ka thënë ndër të tjera Kurti.


