Sporti

Legjenda e basketbollit, Dirk Nowitzki befason me deklaratën: Kam luajtur shumë, tani mezi po lëvizi

07/20/2022 11:50
nga:L J

Vetëm Vince Carter luajti më shumë sezone në NBA se Dirk Nowitzki. Basketbollisti amerikan regjistroi 22 prej tyre, ndërsa gjermani, ashtu si Robert Parish, Kevin Willis dhe Kevin Garnett, një më pak.

Dirk u tërhoq në vitin 2019 pasi luajti të gjitha sezonet e tij në NBA me fanellën e Dallas Mavericks dhe nëse e pyesni sot, ai i tha lamtumirë basketbollit ndoshta shumë vonë, përcjell GazetaBlic Sport.

“Vazhdoj të mendoj dhe mendoj se ato dy vitet e fundit në NBA nuk ia vlenin. Po, kishte momente të shkëlqyera, por skuadra nuk po shkonte shumë mirë dhe realiteti është se unë mezi po lëvizja,” tha ai në podkastin e Toni Kroos, bashkatdhetarit të tij dhe mesfushorit të Real Madridit.

Mesa duket ish-kampioni i NBA-së e ka paguar shtrenjtë shtyrjen e pensionit dhe pasojat që ndjen sot ndikojnë në jetën e tij private.

“Nëse do të kisha dalë në pension dy vjet më parë, jam i sigurt se do të mund të lëvizja më mirë tani. Mund të luaja futboll me fëmijët herë pas here, por tani nuk mund ta bëj as këtë”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport