Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar Shqipërinë dhe Maqedoninë e veriut për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE, raporton GazetaBlic.
“Dje ishte ditë e rëndësishme për Ballkanin perëndimor. Ju uroj republikës së Shqipërisë dhe Maqedonisë së veriut hapjen e negociatave për anëtarësim në BE. Ne i gëzohemi kësaj arritjeje”, tha Kurti.
Kurti në mbledhjen e Qeverisë, thotë se i gëzohet kësaj arritjeje, teksa në anën tjetër flet edhe për programin manifesta.
Kryeministri tha se sivjet për herë të patë vendi unë merr pjesë në programin manifesta ku është nikoqir “Manifesta ka një program 100 ditor që përfshin 25 lokacione.. dhe 102 pjesëmarrësve vendor e ndërkombëtar”.


