Sporti

Trajneri i Dinamo Zagrebit për Shkupin: Janë të fortë në duele dhe të shpejtë, nuk i kuptova disa gabime

07/20/2022 09:45
nga:L J

Skuadra e Shkupit ka arritur mbrëmë një rezultat shumë pozitiv ndaj Dinamo Zagrebit në fazën e dytë të kualifikimeve për Champions League.

Shkupi ka barazuar 2:2 në udhëtim ndaj ekipit të Dinamo Zagrebit, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes trajneri i Dinamo Zagrebit, Ante Cacic tha se ishte një ndeshje e vështirë – por ende gjithçka është e hapur për ndeshjen e kthimit.

“Është thjesht një ndeshje e tillë. Lojtarët e Shkupit janë të mirë, të fortë në duele, të shpejtë… Pësuam dy gola të lirë. Në pjesën e parë praktikisht nuk u futën në zonën e rreptësisë, në të dytën ne dominuam… Është e vështirë të presësh një rezultat të mirë kur merr dy gola si ne sot”, tha strategu i Dinamos dhe shtoi:

“Një ndeshje tjetër do luhet, mendoj se gjithçka është e hapur. Avantazhi është se nuk është hequr rregulli i golit si mysafir, tani kemi 8 ditë përpara, së pari të pushojmë dhe më pas të përgatitemi për gjithçka që na pret. Një pjesë e mirë e kësaj ndeshje tregoi se jemi më cilësorë dhe vetëm gabimet tona janë rezultat i këtij rezultati” thotë Cacic.

/GazetaBlic Sport