Lojtarët e Barcelonës hapën me sukses turneun e tyre amerikan dhe në stadiumin DRV PNK në Fort Lauderdale mposhtën me rezultat 0-6 Inter Miami, klubin në pronësi të ish-futbollistit të famshëm anglez David Beckham.
24 nga lojtarët e Xavi-t patën një shans në dy pjesët, dhe veçanërisht emocionues ishte përforcimi i ri, debutuesi me fanellën e Barçës, Raphinha, i cili regjistroi dy asistime dhe një gol në pjesën e parë, përcjell GazetaBlic Sport.
Me pak fjalë, të gjithë sulmuesit në dispozicion të gjigantëve katalanas janë regjistruar si golashënues. Aubameyang (19′), Raphinha (25′), Fati (41′), Gavi (55′), Depay (69′) dhe Dembele (70′) shënuan golat.
“Jam i lumtur që shënova golin e parë me këtë fanellë. Shpresoj të vazhdoj kështu”, tha Raphinha pas ndeshjes dhe ndeshjen e El Clasicos (të dielën) tha:
“Gjithmonë dëshironi të shënoni gola kundër rivalëve tuaj dhe këtë e dëshironi edhe më shumë nëse është El Clasico. Por fitorja është gjëja më e rëndësishme. Nëse më pyesni mua, ne jemi më të mirë se Real Madridi”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


