Lajme

Haradinaj bashkë me kryetarët e komunave nga AAK mbajnë konferencë për media, kjo është arsyeja

07/20/2022 07:29
nga:Q R

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj do të mbajë të mërkurën konferencë për media, bashkë me kryetarët e komunave nga radhët e partisë së tij.

Adresimi para gazetarëve do të bëhet me temën ”Raporti i Qeverisë Qendrore me Komunat”, duke filluar nga ora 12:00 – në selinë e AAK-së.

AAK-ja qeverisë në pesë komuna, ndërkaq pushtetin qendror e ka Lëvizja Vetëvendosje.

Partia e Haradinajt qeverisë në Gjakovë, Deçan, Klinë, Rahovec e Suharekë.

E pritet që sot të ketë kritika në drejtim të ekzekutivit për mos mbështetje nga qendra.